Kaloni te përmbajtja
GOV.SI

Ambasadori Štunf i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit të Shqipërisë

Më 24 janar 2025, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Shqipërisë, z. Jakob Štunf, i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit, z.Bajram Begaj.

Me këtë rast, Ambasadori Štunf u ndal te marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve duke vënë theksin në partneritetin dhe aleancën e tyre.

Mandati i tij do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, ku mbeten shumë mundësi të pashfrytëzuara.

Ambasadori Štunf vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në hapjen e dy grup-kapitujve negociues vitin e kaluar dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Sllovenisë për rrugën ambicioze evropiane të Shqipërisë.

Sllovenia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe mbështetje të ngushtë në fusha të ndryshme.