Skoči do osrednje vsebine

Karta e BE-së mbi të Drejtat Themelore dhe Konventa mbi të Drejtat e Invalidëve

Urdhri (BE) 2021/1060 në nenin 9 në mesin e parimeve horizontale, që duhet t’i respektojnë shtetet anëtare gjatë realizimit të fondeve evropiane, cek edhe:

  • respektimin e të drejtave themelore dhe pajtueshmërinë me Kartën e BE-së mbi të Drejtat Themelore (Europa.Eu) dhe
  • respektimin e qasshmërisë për invalidët.

Që të sigurohen parakushtet e duhura për përdorimin e suksesshëm dhe efikas të mbështetjes së BE-së, të ndara nga fondet, Urdhri (BE) 2021/1060 në paragrafin e parë të nenit 15, në mes tjerash drejton në Shtojcën e vet III, që përcakton kushtet horizontale të mundësimit, që përdoren për të gjitha qëllimet specifike, dhe kriteret e nevojshme për vlerësimin e plotësimit të tyre.

Na vijim përqendrohemi në dy  kushte “Përdorimi faktik dhe zbatimi i Kartës mbi të Drejtat Themelore” dhe “Zbatimi dhe përdorimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Invalidëve, në pajtim me Vendimin e Këshillit 2010/48/KE«.

Ministria për Punë, Familje, Çështje Sociale dhe Mundësi të Njëjta (në vazhdim: MDDSZ), plotësimin e kushteve të lartpërmendura  dhe të kritereve për të dy kushtet e mundësimit i ka përcaktuar në detaje në Përshkrimin e sistemit (lidhja), ndërsa në këtë faqe mundësojmë plotësimin e kritereve, që i parasheh rregullimi i raportimit mbi ankesat eventuale rreth Kartës dhe Konventës, të propozuara në pajtim me dispozitat në bazë të paragrafit të shtatë të nenit 69 të Urdhrit (BE) 2021/1060.

Ankesat e mundshme

Qëllimi i zbatimit të politikës kohezive evropiane, përfshirë këtu edhe masën e posaçme ESS+ për evitimin e cungimit material, është të sigurohet pajtueshmëria e mbështetjes me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, siç janë përcaktuar në Kartën e Bashkimit Evropian mbi të Drejtat Themelore, si dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Invalidëve. Për këtë qëllim, në procedurat që kanë të bëjnë me shpenzimin e mjeteve  nga Programi ESS+, për evitimin e cungimit material, në Slloveni në periudhën 2021-2027 (në vazhdim Programi) në pajtim me Vendimin e Këshillit 2010/48/KE si dhe me paragrafin e shtatë të nenit 69 të Urdhrit (BE)2021/1060, është garantuar mundësia e ankesës në organin e menaxhimit për shkak të shkeljes të këtyre të drejtave ose lirive themelore. Organi i menaxhimit për Program është MDDSZ.

Kush ka të drejtë ankese?

Të drejtë ankese ka ai që bashkëpunon në kuadër të realizimit  të Programit në Slloveni dhe që mendon se janë shkelur ato të drejta dhe liri themelore. Ankesën mund ta parashtrojnë përfituesit potencialë dhe të zgjedhur, gjegjësisht marrësit përfundimtarë si dhe të tjerët, që kanë dobi nga realizimi i Programit apo i operacioneve në kuadër të tij, tek organi i menaxhimit të Programit, që funksionon në MDDSZ.

Si do të shqyrtohet ankesa?

Organi i menaxhimit do ta studiojë ankesën dhe do ta shqyrtojë në pajtim me kompetencat e veta. Nëse shkelja e supozuar është në kompetencat e tij, ai do t’i verifikojë faktet dhe provat mbi shkeljen në vend, gjegjësisht me kontrollin e dokumenteve përkatëse dhe do të propozojë masa përkatëse përmirësuese.  

Nëse shkelja e supozuar nuk është në kompetencat e organit të menaxhimit, ai do të këshillohet me ministritë dhe institucionet tjera, që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e invalidëve në Slloveni. 

Organi i menaxhimit mund ta drejtojë ankuesin në ndonjë institucion tjetër, gjegjësisht në pajtim me parashtruesin, ankesën mund t’ua dërgojë institucioneve tjera kompetente.

Si të parashtrohet ankesa?

Për paraqitjen e shkeljeve të supozuara është në dispozicion forma e poshtme, që  u ndihmon ankuesve në parashtrim më të lehtë të ankesave. Për ankesë duhet të përshkruhet shkelja në mënyrë sa më të përpiktë si dhe të bashkëngjiten dokumentet relevante dhe provat tjera mbi shkeljet, nëse këto ekzistojnë. Në ankesë është e rëndësishme të ceket emri i Programit, i shkelësit të supozuar, të jepen të dhënat për kontakt të parashtruesit dhe të përshkruhet shkelja. Nëse plotësimi i ankesës nuk është i mundshëm përmes internetit, ankesa mund të dorëzohet me shkrim, apo përmes postës elektronike në adresën e organit të menaxhimit.

Organi i menaxhimit për Program

Ministria për Punë, Familje, Çështje Sociale dhe Mundësi të Njëjta (MDDSZ)

Štukljeva cesta 44, 1000 Ljubljana

Telefoni: 01 369 77 00

E-maili: gp.mddsz@gov.si

Të gjitha ankesat do të shqyrtohen në mënyrë konfidenciale dhe duke respektuar të dhënat personale. Me ankesat anonime organi i menaxhimit do të njoftohet, por do të marrë masa vetëm në rast se ka në dispozicion informata të mjaftueshme, që mundësojnë shqyrtimin.

Nëse u nevojitet ndihma për parashtrimin e ankesës, ose nëse dëshironi të këshilloheni lidhur me këtë, mund të na thërrisni.

A janë në dispozicion edhe rrugë tjera për mbrojtje?

Mundësia për shfrytëzimit e ankesës nuk përjashton mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve të tjera të rregullta juridike, që janë të garantuara në Republikën e Sllovenisë dhe as që përjashton mundësinë e përgjithshme, që ankesa t’i drejtohet Komisionit Evropian.

Mbrojtja e të drejtave në Slloveni (për shembull për shkak të diskriminimit, apo për shkak të shkeljes së rregullave të qasshmërisë) është e garantuar në procedurat administrative (për shembull inspektimet   e posaçme, ankesat kundër aktit të menaxhimit) si dhe në procedura gjyqësore. Zakonisht kërkesën për mbrojtjen gjyqësore mund ta parashtroi vetëm ai, që i janë shkelur të drejtat, gjegjësisht që i ndërhyhet drejtpërdrejtë në pozitën e tij juridike. Edhe në rastin e shfrytëzimit të këtyre rrugëve, rekomandohet të njoftohet organi i menaxhimit lidhur me procedurat e përdorimit të këtyre mjeteve juridike. Kjo është e dobishme për sigurimin e një këndvështrimi të plotë realizimit të politikës kohezive evropiane dhe për parandalimin e shkeljeve të mundshme.

Raportimi në takimet vjetore shqyrtuese

Organi i menaxhimit është i obliguar të raportojë për papajtueshmëritë eventuale të operacioneve, që i mbështet Programi, me Kartën e të Drejtave  Themelore dhe me Konventën mbi të Drejtat e Invalidëve, në pajtim me Vendimin e Këshillit 2010/48/KE, si dhe për ankesat, që janë parashtruar në pajtim me procedurën e përcaktuar me paragrafin e shtatë të nenit 69 të Urdhrit (BE) 2021/1060, në Takimet vjetore shqyrtuese me Komisionin Evropian. Raporti nuk kyç të dhënat personale, por përfshin vetëm natyrën e shkeljes si dhe masat e ndërmarra përmirësuese. Organi i menaxhimit mund të raportojë vetëm për ankesat me të cilat është i njoftuar.

Të dhënat kontaktuese të organit të menaxhimit dhe institucioneve të tjera nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të invalidëve në Slloveni

Ministria për Punë, Familje, Çështje Sociale dhe Mundësi të Njëjta

Štukljeva cesta 44, 1000 Ljubljana

Telefoni: 01 369 77 00

E-maili: gp.mddsz@gov.si

Ministria për Punë, Familje, Çështje Sociale dhe Mundësi të Njëjta – Drejtoria për invalidët

Štukljeva cesta 44, 1000 Ljubljana

Telefoni: 01 369 75 38

E-maili: gp.mddsz@gov.si

Ministria e Drejtësisë

Župančičeva ulica 3, 1000 Ljubljana

Telefoni: 01 369 53 42

E-maili: gp.mp@gov.si

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane

Drejtoria për Bashkëpunimin Multilateral

Sektori për të Drejta të Njeriut

Prešernova cesta 25, 1000 Ljubljana

Telefoni: 01 478 20 37

E-maili: gp.mzez@gov.si

 

Ministria e Kulturës

Shërbimi për Diversitetin Kulturor dhe të Drejtat e Njeriut

Maistrova ulica 10

1000 Ljubljana

Telefoni: 01 369 59 00

E-maili: gp.mk@gov.si

 

Mbrojtësi i të Drejtave të Njeriut i RS

Dunajska 56, 1000 Ljubljana

Telefoni: 01 475 00 50

E-mail: info@varuh-rs.si

Dorëzimi i fletëparaqitjes në https://www.varuh-rs.si/kaj-delamo/iscete-pomoc/kdaj-se-obrniti-na-varuha/

 

Mbrojtësi i Parimit të Barazisë

Železna cesta 16, 1000 Ljubljana

Telefoni: 01 4735 531

E-maili: gp@zagovornik-rs.si

Dorëzimi i fletëparaqitjes në https://zagovornik.si/o-diskriminaciji/predlog-za-obravnavo-diskriminacije/

 

Komisioneri informatik

Dunajska cesta 22, 1000 Ljubljana

Telefoni: 01 230 97 30

E-mail : gp.ip@ip-rs.si  

Dorëzimi i fletëparaqitjes në https://www.ip-rs.si/varstvo-osebnih-podatkov/pravice-posameznika/vlo%C5%BEitev-prijave

Shkeljet mund t’i paraqitni edhe në inspektoratin kompetent. Disa prej më të shpeshtëve po i cekim në vazhdim, përndryshe janë të shënuara edhe në vjegëzën https://e-uprava.gov.si/podrocja/drzava-druzba/inspekcijski-postopki.html.

Paraqitja e shkeljeve tek inspektorati i RS për punë (për shembull rreth shkeljes së të drejtave gjatë punësimit dhe punës, shkelja e ndalimit të diskriminimit).

Paraqitja e shkeljeve tek inspektorati  i tregut  (për shembull rreth diskriminimit në ofrimin e të mirave, shërbimeve dhe banesave, apo shkelja e të drejtave rreth qasshmërisë).

Paraqitja e shkeljeve tek inspektorati  i infrastrukturës (për shkeljet e dispozitave të nenit 16 të Ligjit mbi Barazimin e Mundësive të Invalidëve rreth qasshmërisë së transporteve publike me autobus).

 Paraqitja e shkeljeve tek inspektorati detar (për shkeljet e dispozitave të nenit 16 të Ligjit mbi Barazimin e Mundësive të Invalidëve rreth qasshmërisë së transporteve me anie).

Gjykata Kushtetuese, gjegjësisht gjykatat tjera

Para parashtrimit të kërkesës për mbrojtjen gjyqësore, u propozojmë që ta fitoni këshillin e avokatit apo te ndonjë personi me njohuri juridike.

Me mbrojtjen e të drejtave të njeriut merren edhe organizatat joqeveritare.